Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-10-2020

Trajnim: Avansimi i konfiskimit të pasurisë së paligjshme

Më 30 shtator-1 tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë/OPDAT, ka realizuar trajnimin me temë “Avansimi i konfiskimit të pasurisë së paligjshme”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira, si dhe përmes elaborimit të  rasteve nga praktika  të ngritën kapacitetet profesionale të  hetuesve policor, të prokuroreve dhe gjyqtareve.

Gjatë këtij trajnimi  On-line në platformën  Zoom  u trajtua  konfiskimi i drejtuar ndaj pasurisë së personit që ka kryer vepër penale që rezultat i saj ka përfitimin e kundërligjshëm. Në vijim u potencua që institucionet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë çdo pasuri e cila është përfituar me vepër penale. Me rastin e këtij trajnimi vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe arsyetimit të mirë të kërkesave të prokurorëve të bazuara në prova për ngrirje, ndalim dhe konfiskim të pasurisë së paligjshme. Lidhur me këtë u tha që  kërkesat e prokurorëve nuk janë të arsyetuara mirë dhe si pasojë e kësaj ka raste që dështojnë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët, prokurorët e emëruar koordinator për konfiskim, prokurorët të  prokurorisë  themelore si dhe hetuesit policor.

Shpërndaje :