Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-05-2013

Seminar - Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNJ) - cikli i dytë

Me 14 maj 2013, IGJK realizoi një trajnim një ditor nga moduli trajnues për KEDNJ. 

Gjatë seminarit u vunë në pah konceptet themelore të Konventës Evropiane si mekanizëm për balancimin e standardeve ligjore sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut dhe efekti i vendimeve të marra për shtetet që janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe ratifikuese të Konventës. Fokusi kryesor gjatë këtij trajnimi ishte në trajtimin e nenit 6 paragrafi 2 dhe 3 si dhe nenit 8 paragrafi 2 i KEDNJ – së. Me këtë rast u shqyrtuan disa raste nga praktika e Gjykatës në Strasburg ku në fokus ishin shkeljet e të drejtave të garantuara me theks të veçantë nga neni 6 dhe 8 i Konventës. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga gjykatat themelore të Kosovës.

Shpërndaje :