Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-05-2013

PTV Tryezë diskutimesh -“ Risitë e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”

Më 16 maj 2013, IGJK mbajti një tryezë diskutimesh lidhur me Kodin e Procedurës Penale.
Tryeza u organizua me qëllim që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë mundësi që të njihen me komentet dhe rekomandimet e grupit punues të angazhuar për të identifikuar risitë dhe problemet rreth aplikimit të KPPK, në mënyrë që ata ti zbatojnë sa më drejt dispozitat e tij. Pjesëmarrësit në këtë trajnim mirëpriten sqarimet dhe komentet  e  grupit punues, shtruan për diskutim problemet që po hasin në zbatimin në praktikë të KPPK dhe morën sqarime shtesë nga ekspertët që ishin pjesë e grupit punues.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive  themelore  nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

Shpërndaje :