Më 10 dhjetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “ Menaxhimi i TIK-ut ”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Nexhat Haziri , Udhëheqës i Departamentit te Teknologjisë Informative SKPK, z. Fatmir Rexhepi, Shef i zyrës se TI-së SKGJK.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përdorimin e sistemeve elektronike si dhe komunikimin elektronik.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ nga gjykatat dhe prokuroritë.
10-12-2020