Më 04 shkurt 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Përputhshmëria e procesit dhe rregullave të tenderit me ligjin e AKP-së dhe ligjeve tjera”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Sabri Halili, gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, z. Shkelzen Sylaj, gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ligjshmërinë e vendimeve të Bordit të AKP-së, aplikimin e drejtë të rregullave tenderuese gjatë shitjes së aseteve të NSH-ve.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive, duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor si dhe avokat shtetëror.
04-02-2021