Më 16 shkurt 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes me temë “E drejta në Pronë - Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Donikë Qerimi, Ligjëruese në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës dhe znj. Dafina Buqaj, Ligjëruese në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi praktikën gjyqësore të GjEDNj-së.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjyqtar nga gjykata e Apelit, gjyqtar nga Gjykatat Themelore, prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, prokuror nga Prokuroritë Themelore si dhe avokat shtetëror.
16-02-2021