Me dt. 01 dhe 02 mars 2021, në kuadër të trajnimit teorik do të realizohen katër sesione trajnuese, moduli i cili po realizohet ka të bëjnë me zhvillimin e kompetencës interdisplinare apo shkathtësitë e buta. Nën modulet të cilat po trajtohen janë etika profesionale, me trajnues Kryetarin e Gjykatës Supreme z. Enver Peci, dhe nga ky nen modul gjyqtarët e sapo emëruar avancojnë njohuri lidhur me përgjegjësin, shkeljet dhe masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, dhe procedura disiplinore për gjyqtarët.
Gjithashtu do të trajtohet edhe nën moduli menaxhimi i rasteve me trajnues z. Vaton Durguti gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ku do të trajtohet rëndësia dhe parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës dhe qëllimi i punës së gjykatave dhe metodat themelore në menaxhimin e lëndëve si dhe kontrolli i shtyrjes, udhëheqësi dhe masat e performancës në gjykatës.
Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, trajnim po realizohet për këtë gjeneratë i ndarë në dy grupe, njëri grup do të jetë prezent në Akademi ndërsa grupi tjetër në formë virtuale do të ndjek trajnimin në kohë reale, ku kanë mundësi bashkëbisedimi dhe duke shtjelluar raste nga praktika gjyqësore.
Përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komuniteti serb.
01-03-2021