Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-03-2021

Procedura penale e kryerësve me çrregullime mendore

Më 02 Mars 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Procedura penale e kryerësve me çrregullime mendore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe Ramadan Gashi trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedurën penale kur përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, si të përfitojnë dhe ti eliminojnë të gjitha dilemat.  Procedura penale kur përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, paraqet një procedurë të  veçantë e cila është e rregulluar me nenet 506 – 518, në kapitullin XXXIII të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët.

Shpërndaje :