Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-05-2013

Seminar: Forcimi i Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar

Më 13-14, dhe 20-21 maj 2013, IGJK në bashkëpunim  me Projektin e Binjakëzimit i financuar dhe  menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë realizoi dy trajnime dy ditore me dy grupe të pjesëmarrësve (gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë policor) me temë “Forcimi i Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar” 
Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte krijimi i kontakteve dhe pikave kontaktuese (zyrtarët ndërlidhës) nga Kosova, për çështje të Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar.

Gjatë këtyre trajnimeve, ekspertët ndërkombëtar prezantuan dhe diskutuan funksionimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, stadi aktual dhe ai ku duhet të jetë në të ardhmen. Me këtë rast janë vënë në pah organizatat siç janë EUROPOL, EUROJUST dhe Rrjeti Evropian Gjyqësor të cilat janë krijuar me qëllim të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar  mes shteteve. Gjithashtu u prezantuan edhe pengesat e bashkëpunimit në vitet e para të konsolidimit të këtyre organizatave dhe zhvillimet që kanë ndodhur së fundmi në këtë kontest. 
Me rastin e këtyre trajnimeve nga Drejtori i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Policinë e Kosovës  janë dhënë informata edhe sa i përket organizatave tjera siç janë FRONTEX, SELEC dhe CEPOL në të cilat Policia e Kosovës përmes EULEX-it ka bashkëpunim ndërkombëtar.
Pjesëmarrësit në këto trajnime treguan gatishmërinë e tyre në vënien e kontakteve dhe kyçjen e Kosovës në këto organizata me qëllim të ofrimit apo kërkimit të ndihmës juridike në rastet kur kryesit gjenden jashtë territorit të Kosovës apo anasjelltas. 
     
Pas përfundimit të trajnimeve pjesëmarrësit e caktuar si persona kontaktues për çështjet e Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar kanë realizuar takime regjionale me qëllim të koordinimit dhe konsolidimit të pikave kontaktuese për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si persona kontaktues në çështjet e Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar dhe  zyrtarët policor nga Zyra Koordinuese në mes policisë vendore dhe ndërkombëtare (ILECU).


Shpërndaje :