Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-03-2021

Webinar regjional për gjyqtarët lidhur me provat elektronike

Sot më 04 Mars 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Zagreb po organizojnë webinarin regjional për Gjyqtarët rreth Provave Elektronike.

Në këtë sesion janë duke u prezantuar konceptet e krimit kibernetik dhe provave elektronike duke përfshirë llojet e ndryshme të krimit kibernetik, llojet e ndryshme të provave elektronike dhe se ku mund të gjenden provat elektronike.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve do të jenë edhe vërtetimi i provave elektronike si meta data, vlerat hash dhe origjinale kundrejt kopjeve, fazat me tre hapa të gjykimit, hetimit dhe analizës së thellë. Ky sesion do të ofroj gjithashtu një përmbledhje të hapave themelorë dhe praktikave më të mira në marrjen e provave elektronike gjatë reagimit ndaj incidentit (qoftë. arrestimi ose bastisja e një banese ose biznesi).

Përfitues të këtij webinari janë Gjyqtarët nga niveli i Apelit dhe Themelor.

 

Shpërndaje :