Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-03-2021

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Sot, më 08 mars 2021, në Akademinë e Drejtësisë u mbajt takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë. Takimi është realizuar në formë virtuale përmes platformës ZOOM dhe është udhëhequr nga Kryesuesi z. Enver Peci, njëherësh, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe vendosja lidhur me propozimin për plotësim/ndryshim të Rregullores për Programin e Trajnimit Fillestar bashkë me ndryshimin e kalendarit të trajnimeve, si dhe çështje tjera me rëndësi në kuadër të mandatit ligjor dhe funksionimit më të mirë të Akademisë së Drejtësisë.  

Sipas agjendës së përcaktuar për këtë takim, Këshilli Drejtues diskutoj dhe miratoj draft Rregulloren për Programin e Trajnimit Fillestar me ndryshim/plotësimet e propozuara, si dhe  shqyrtoi kërkesën e gjyqtarëve të gjeneratës së VIII të trajnimit fillestar për vijimin e trajnimit në formë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe parandalimi i Konfliktit të interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik për anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Anëtarët e Këshillit Programor të AD –së, gjithashtu, Këshilli Drejtues morri vendim për t’iu drejtuar organeve kompetente lidhur me statusin e të punësuarve në Akademinë e Drejtësisë, ashtu që statusi i tyre të jetë i ngjashëm me statusin e të punësuarve në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Në këtë takim Këshilli Drejtues diskutoi edhe çështje të tjera të cilat janë në dobi të funksionimit të mirë të punës së Akademisë së Drejtësisë në kuadër të kompetencave dhe mandatit ligjor të saj.

Shpërndaje :