Më 11 mars 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e BE-së Mbështetje e Kodit Civil Faza 2, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Harmonizimi i vendimeve - Pjesa e përgjithshme e të drejtës civile Libri 1 i Kodit Civil”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Kerstin Niethammer dhe z. Haxhi Gashi, ekspert kyç i projektit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me tematikën e përgjithshme të Kodit Civil.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, gjyqtar nga Gjykatat Themelore (divizioni civil).
11-03-2021