Më 17-18 mars 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Lumni Sallauka dhe z. Valon Totaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i shkathtësive të pjesëmarrësve lidhur me analizimin e
legjislacionit të zbatueshëm që i referohet procedurës gjyqësore për dhënien e mbrojtjes
juridike për të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rastet e ndryshimit të statusit
të tyre.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga të gjitha regjionet e Kosovës.
17-03-2021