Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-05-2013

PTV Tryezë diskutimesh - ’’ Vepra penale kundër jetës dhe trupit ’’

Më 22 maj 2013, IGJK ka organizuar një tryezë diskutimesh ku për temë diskutimi ishin veprat penale kundër jetës dhe trupit.
Gjatë kësaj tryeze u diskutuan çështjet rreth veprave penale si vrasja, vrasja e rëndë dhe llojet tjera të veprave penale, me qëllim të  identifikimit të  problemeve  dhe sfidave të cilat shfaqen në praktikë. 
Me këtë rast u theksua se jeta dhe trupi i njeriut paraqesin vlera të veçanta shoqërore për çka ekziston interesi individual dhe shoqëror i mbrojtjes. Mbrojtja e jetës së njeriut ka karakter apsolut  dhe se veprat penale kundër jetës janë veprat penale më të rënda sepse ato cenojnë të drejtën për të jetuar si një e drejtë themelore, e cila njëkohësisht është e garantuar edhe me kushtetutë edhe me akte ndërkombëtare. Trajnimi u përshkua nga trajtimi i rasteve praktike dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet trajnuesve dhe pjesëmarrësve me qëllim të eliminimit të dilemave.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive  themelore  nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

Shpërndaje :