Më 23 Mars 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe z. Bahri Hyseni, prokuror në zyren e Kryeprokurorit të Shtetit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përdorimin e mjetet teknike moderne me qëllim që të mund të funksionalizohen – aplikohen në praktikë masat e parapara me KPP, pra masat e fshehta hetimore me qëllim të zbulimit dhe hetimit të llojit të rënda të veprave penale.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha regjionet e Kosovës.
23-03-2021