Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-03-2021

Trajnimi i Trajnuesve në fushën e Drejtësisë Komerciale – Sesioni III

Sot, më datë 23 Mars 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka vazhduar me sesionin e III-të dhe të fundit të Trajnimit të Trajnuesve në fushën e Drejtësisë Komerciale.

Në vazhdimësi të sesionit të I-rë edhe sesionit të II-të, edhe sesioni i III do të ketë kohëzgjatje prej 4 ditësh, ku fillimisht po diskutohen aftësitë e prezantimit dhe facilitimit si dhe trajtimi i situatave të vështira përmes komunikimit jo verbal. Gjithashtu brenda sesionit të I-rë, të gjithë kandidatët janë duke i prezantuar modulet e tyre të përgatitura në temat përkatëse, të ndara paraprakisht. Në ditën e dytë të trajnimit pritet të trajtohen çështjet e komunikimit pozitiv,  sigurimi i fedbackut nga pjesëmarrësit, si dhe këshilla për Trajnime online.Në ditën e III dhe IV do të trajtohen edhe format e diskutimit përmes intonacionit të zërit, joga e fytyrës si dhe krejt në fund të trajnimit do të rishikohen të gjitha detyrat prezantimet e përgatitura nga pjesëmarrësit.

Për shkak të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, edhe sesioni i III-të është duke u zhvilluar përmes platformës elektronike Zoom.

Shpërndaje :