Më 29 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e tetë) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Kompetenca e Gjykatave Themelore, kompetenca lëndore, kriteret që e rregullojnë kompetencën lëndore, mënyrat e paraqitjes së jo kompetencës së gjykatës, jo kompetenca lëndore në raport me organin administrativ, jo kompetenca e gjykatës së vendit, jo kompetenca lëndore kur palët kanë kontraktuar arbitrazhin, kompetenca territoriale dhe kompetenca territoriale ndihmëse.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e interaktive, duke shtjelluar raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
29-03-2021