Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-03-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i tretë - tema “Bashkëndërgjyqësia dhe pjesëmarrja e personave të tretë në gjykim”

Me 30 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” janë duke u trajtuar nën temat: pjesëmarrja e personit të tretë në gjykim, bashkë ndërgjyqësit, ndërhyrësi sui generis, ndërhyrja e organit të kujdestarisë dhe njoftimi i personit të tretë për procedurën kontestimore .

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe ushtrime e shembuj të cilët pjesëmarrësve po ju ndihmojnë në avancim e njohurive.

Trajnimi u realizua në objektin e Akademisë nën masat adekuate mbrojtëse ndaj virusit SARS-2 COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :