Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-03-2021

Takim me përfaqësues nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Më 30 mars 2021, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, priti në takim përfaqësuesit nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, z. Avni Ahmeti, Drejtor i Përgjithshëm dhe z.Bashkim Shaqiri,Udhëheqës i sektorit për hulumtim dhe harmonizimin e legjislacionit, si dhe z.Faton Morina, anëtar i Odës së Ndërmjetësuesve.

Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi lidhur me mundësinë e organizmit të trajnimeve për ndërmjetësues. Qëllimi i këtyre trajnimeve është fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të ndërmjetësuesve në çështjet pronësore.

Në fund të takimit nga të tri institucionet respektive u trajtuan mundesitë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

 

Shpërndaje :