Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-03-2021

Takimi i dytë i Komitetit Drejtues i projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave – JUFREX 2”

Me 31 mars 2021, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu dhe Udhëheqësja e Programit për Trajnime të Vazhdueshme znj. Melihate Rama, kanë marrë pjesë në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të projektit të KE-së “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave – JUFREX 2”.

Qëllimi i takimi të Komitetit Drejtues ishte diskutimi i sfidave dhe të arriturave gjatë vitit 2020, shpalosja e planeve të punës si dhe diskutimi rreth realizmit të aktiviteteve të ardhshme të planifikuara në kuadër të këtij projektit, sfidat që mund të paraqiten dhe shkëmbimi i ideve dhe propozimeve të reja.

Gjatë takimit janë prezantuar aktivitetet sipas komponentëve të projektit JUFREX 2. Komponenti i parë në fokus ka programet e trajnimit me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve për lirinë e shprehjes të si dhe komponentët tjera që lidhen me akterët e Medias.

 

Shpërndaje :