Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-04-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e parë, sesioni i gjashtë - tema “Seancat, afatet dhe kthimi në gjendjen e mëparshme”

Me 02 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të kësaj teme po trajtohen: mënyra e caktimit të seancës gjyqësore, llogaritja e afatit,  lejimet, dhe ankesat kundër aktvendimit me të cilin vendoset për propozimin për kthim në gjendjen e mëparshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën interaktive si dhe e bazuar në raste praktike. Trajnimi po realizohet në objektin e Akademisë, nën masat adekuate mbrojtëse ndaj virusit SARS-2 COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :