Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-04-2021

Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun

Më 02 prill  2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke  realizuar trajnimin me temë “Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun” në dy grupe, në formë të kombinuar fizike dhe online përmes platformës zomm në (kohë reale) ”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Aishe Qorraj – Berisha, Zëdhënëse - Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe  znj. Antigona Uka – Lutfiu, Zyrtare për informim dhe monitorim të mediave Gjykata Supreme

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit  të zgjerojnë shkathtësitë e tyre në komunikim dhe të njohin perspektiva të reja nga fusha e komunikimit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Zyrtarët përgjegjës për komunikim me media dhe publikun në Gjykata.

Shpërndaje :