Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-04-2021

Integriteti dhe sjelljet etike

Më 12 prill  2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke  realizuar trajnimin me temë “Integriteti dhe sjelljet etike” në mënyrë virtuale përmes  platformës zomm.

 

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë

 

Qëllimi i këtij trajnimi është  që pjesëmarrësit  të zbatojnë në mënyrë të drejtë Kodin e Etikës dhe parimet e tij.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial.

Shpërndaje :