Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-04-2021

Nën moduli – “E drejta familjare”, sesioni i parë - tema “ E drejta familjare, kuptimi i familjes, burimet e të drejtës familjare, gjinia dhe llojet e gjinisë ”

Më 14 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues  z. Valon Totaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të nën modulit “E drejta familjare” janë duke u trajtuar: Kuptimi dhe objektivi i së drejtës familjare, natyra e marrëdhënieve juridike-familjare, parimet  dhe burimet e së drejtës familjare, dhe Ligji për familjen i Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve është realizuar një aktgjykim. Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

 

 

Beneficiaries of this training are the 24 newly appointed judges, and two of them are of the Serbian community.

Shpërndaje :