Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-04-2021

Nën moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i katërt - tema “ Shkaktimi i dëmit si burim i detyrimeve ”

Me 19 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e detyrimeve ” me trajnues  z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Përgjegjësia delikatore civile, shkaqet e dëmit material, përgjegjësia delikatore dhe kontraktore, ndryshimi i rrethanave, veprimi i kundërligjshëm, përjashtimi i përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar dhe baza e përgjegjësisë deliktore civile.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit.

Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”.Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :