Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-04-2021

Nën moduli – “E drejta e detyrimeve”, sesioni i pestë - tema “Shpërblimi i dëmit”

Më 20 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta detyrimeve” me trajnues  z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion trajnues janë duke u trajtuar: Kompensimi i dëmit dhe  llojet e kompensimit të dëmit, vëllimi i dëmit material, kompensimi i dëmit jo material, shpërblimi në të holla për personin juridik, trashëgimia dhe cedimi i kërkesës së shpërblimit të dëmit jo material.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe në mënyrë interaktive po shtjellohen shembuj nga praktika gjyqësore.

Pas vendimit për lirimin të masave trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive si dhe online por ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :