Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-04-2021

Nën moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i gjashtë - tema “Pasurimi i pa bazë, gjerimi i punëve të huaja pa porosi dhe shprehja e njëanshme e vullnetit”

Me 21 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e detyrimeve ” me trajnues z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Padia e pasurimit të pa bazë, aktgjykimi lidhur me padinë e pasurimit të pabazë, kryerja e punëve të huaja pa porosi  (negotiorum gestio), shprehja e njëanshme e vullnetit si burim i detyrimeve, premtimi publik i shpërblimit dhe shenjat e legjitimacionit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit.

Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb

Shpërndaje :