Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-04-2021

Nën moduli – “E drejta e punës”, sesioni i parë - tema “Themelimi i marrëdhënies së punës (Ligji i Punës dhe Ligji për sherbimin civil)”

Më 22 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta punës” me trajnues  z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën moduli “E drejta e punës” janë duke u trajtuar: Kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës (LP), kontrata e punës (LP), sistemimi i të punësuarit në vendin e punës (LP), procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës dhe kushtet e punës të nëpunësve civil (LSHC).

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës së bashkëbisedimit.

Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive dhe online, pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :