Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-05-2013

PTV Tryezë e diskutimeve “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”

Më 28 maj 2013, IGJK ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temën: ”Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”. Kjo tryezë u përkrah nga USAID–Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve në lëmin e zbatimit praktik të metodave bashkëkohore të shkrimit dhe arsyetimit ligjor në zgjidhjen e çështje të ndryshme gjatë procesit të vendimmarrjes.


Në këtë tryezë u trajtuan temat lidhur me metodën IRAC e cila paraqet një proces analitik katër-hapësh, aplikimin e kësaj metode në rastet praktike gjyqësore. Gjyqtarët pas kësaj tryeze do të kenë mundësinë të zhvillojnë një formë të shkrimit dhe arsyetimit ligjor e cila promovon një metodë të mendimit të qartë, logjik dhe një formë të shprehjes verbale dhe me shkrim e cila mbështet përfundimet në një mënyrë të respektueshme dhe të përgjegjshme. Tryeza u shoqërua me shqyrtimin e rasteve praktike dhe zgjidhjen e detyrave të caktuara nga kjo lëmi. 

Kjo tryezë ishte e karakterit regjional dhe përfitues ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore të Regjionit të Prishtinës dhe Mitrovicës.

Shpërndaje :