Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-05-2021

Nën moduli – “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, sesioni i katërt tema -“ Mbrojtja gjyqësore e të drejtës së pronësisë ”

Më 05 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta” me trajnues z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar: Modus Aquirendi për fitimin e pronësisë mbi paluajtshmëri, fitimi i pronësisë në mënyrë origjinere, parashkrimi fitues (Usucapio), ndërtimi në tokën e huaj dhe humbja e pronësisë (shuarja).

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike duke trajtuar kështu shembuj të ndryshëm nga praktika gjyqësore. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke e respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive për virusin Covid -19, po ashtu edhe online pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :