Më 05 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Procedura përmbarimore” me trajnues z. Isa Shala, Përmbarues.
Në kuadër të kësaj teme është trajtuar: Përmbarimi në sendet e paluajtshme, objektet që nuk i nënshtrohen përmbarimit, përjashtimi nga përmbarimi, shitja e sendeve të sekuestruara dhe hipoteka si rast special i pasurisë së paluajtshme të regjistruar.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe janë zhvilluar edhe shembuj të ndryshëm nga praktika. Trajnimi u realizua në mënyrë fizike në Akademi duke e respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive për virusin Covid -19, po ashtu edhe online pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
05-05-2021