Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-06-2013

Tryezë diskutimesh: Risitë e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës

Më 10 qershor  2013, IGJK, organizoi një tryezë diskutimesh, ku është trajtuar zbatimi praktik i dispozitave të reja të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. 
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan komentet dhe rekomandimet e grupit punues i cili kishte për qëllim që të identifikonte dispozitat e reja ligjore të KPPK si dhe rekomandimet për zbatimin e drejtë në praktikë. 
Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive në të cilat u angazhuan pjesëmarrësit dhe trajnuesit duke ngritur çështje që lidhen me zbatimin praktik për të cilat u dhanë shpjegime të nevojshme dhe rekomandime për zbatimin adekuat të dispozitave të reja ligjore.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore, si dhe prokurorët e Prokurorive Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :