Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-06-2013

Trajnime për Risitë e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës

Më 10 dhe 14 qershor 2013, IGJK, ka realizuar dy sesione trajnuese, ku është trajtuar zbatimi praktik i dispozitave të reja të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. 

Gjatë këtyre sesioneve trajnuese u trajtuan komentet dhe rekomandimet e grupit punues i cili kishte për qëllim që të identifikonte dispozitat e reja ligjore të KPPK si dhe rekomandimet për zbatimin e drejtë në praktikë. 

Trajnimet u realizuan përmes diskutimeve interaktive në të cilat u angazhuan pjesëmarrësit dhe trajnuesit duke ngritur çështje që lidhen me zbatimin praktik për të cilat u dhanë shpjegime të nevojshme dhe rekomandime për zbatimin adekuat të dispozitave të reja ligjore. 

Përfitues të në këto sesione trajnuese ishin: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjykatat Themelore, si dhe prokurorët e Prokurorive Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :