Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-06-2013

Moduli – Krimi Kibernetik

Më 19-20 qershor 2013, IGJK ka mbajtur trajnimin dy ditorë me temë “ Krimi Kibernetik”. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve për trajtimin e rasteve rreth krimit kibernetikë. Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet lidhur me identifikimi i dispozitave ligjore vendore dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me krimin kibernetik, veprat penale të krimit kibernetik si dhe elementet dhe provat elektronike. Me këtë rast gjyqtarët patën mundësi të marrin informacione si të trajtohen rastet e krimin kibernetik, cilat ligje dhe teknologji mund të zbatohen, si mund të ndërmerren masa urgjente dhe efikase dhe si të realizohet një bashkëpunim i gjerë ndërkombëtar.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore nga regjioni i Prizrenit dhe i Mitrovicës.

Shpërndaje :