Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-06-2013

PTV Tryezë e diskutimeve: “Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor”

IGJK me 24 qershor 2013 në Pejë ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temën: ”Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”. Kjo tryezë u përkrah nga USAID–Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit dhe kishte për qëllim kryesor avancimin e njohurive të gjyqtarëve në lëmin e zbatimit praktik të metodave bashkëkohore të shkrimit dhe arsyetimit ligjor në zgjidhjen e çështjeve ligjore.
Gjyqtarët pas kësaj tryeze do të jenë në gjendje të aplikojnë një formë të shkrimit dhe arsyetimit ligjor e cila promovon një metodë të mendimit të qartë, logjik dhe një formë të shprehjes verbale dhe me shkrim e cila mbështet përfundimet logjike dhe të përgjegjshme. Në fokus të tryezës ishte metoda IRAC (shkurtes në anglisht) e cila paraqet një proces analitik katër-hapësh, aplikimin e kësaj metode në rastet praktike gjyqësore. Tryeza u shoqërua me shqyrtimin e rasteve praktike dhe zgjidhjen e detyrave të caktuara nga kjo lëmi. 
Kjo  tryezë ishte regjionale dhe përfitues ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore të Regjionit të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit.

Shpërndaje :