Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2013

PTV Trajnim: “Zhvillimi i shkathtësive në Gjykim”

Më 28 dhe 29 qershor 2013, IGJK në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, Programi OPDAT, realizoi trajnimin dy ditorë me temë “Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit në Gjykim”. Qëllimi i trajnimi ishte zhvillimi i shkathtësive praktike të përfaqësimit gjatë gjykimit, teknika të cilat tani më kanë zënë vend në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.
Temat e prezantuara gjatë trajnimit ishin: fjala hyrëse, marrja në pyetje e drejtpërdrejtë, marrja në pyetje e tërthortë, vënia në dyshim, ri-marrja në pyetje dhe fjala përfundimtare. 
Gjatë  këtij trajnimi,  pjesëmarrësit përmes punës në grupe patën rastin të punojnë lidhur me një rast praktik dhe të prezantojnë pjesë të caktuara, me ç’rast  demonstruan shkathtësitë e tyre gjyqësore duke u mbështetur në udhëzimet paraprake të trajnuesve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga gjykatat themelore dhe prokurorët nga prokuroritë themelore të regjioneve të ndryshme.

Shpërndaje :