Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-07-2013

Raport për Provimin Përgatitor

Me 22 qershor 2013, IGJK organizoi Provimin Përgatitor me shkrim për gjeneratën e pestë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë në Programin e Trajnimit Fillestar i cili u mbajt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. rovimit i janë nënshtruar 146 kandidatë prej tyre 94 për gjyqtar dhe 52 për prokuror. 

Përzgjedhja e grupit të provimit nga i cili kanë dal pyetjet për provimin me shkrim është bërë në mënyrë të rastësishme nga ana e kandidatëve. 
Provimi Përgatitor është administruar nga IGJK dhe gjatë gjithë kohës është monitoruar nga përfaqësues ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe EROL-i, ndërsa siguria është ofruar nga personeli i AKSP-së.

Shpërndaje :