Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-07-2013

Forcimi i Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar

Më 8-9 korrik 2013, IGJK në bashkëpunim  me Projektin e Binjakëzimit i financuar dhe  menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë realizoi një trajnim dy ditor të radhës me temë “ Forcimi i Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar” Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe diskutimit të përbashkët të projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-31 për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale.Gjatë trajnimit u diskutua për parimet themelore të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, praktikën e ligjit të ri për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, parimet themelore në ekstradim dhe principet themelore të transferimit të procedurës penale dhe transferimin e personave të gjykuar. Gjithashtu u trajtuan edhe çështje nga projekt ligji i Kosovës për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, Urdhër Arresti Evropian, Urdhri për Ngrirje, Urdhri për konfiskimin e pasurisë të cilat drejtpërdrejtë veprojnë mes shteteve dhe lehtësojnë procedurat përkatëse.
Në ditën e dytë  pjesëmarrësit patën rastin që përmes  një rasti praktik me element ndërkombëtar të demonstrojnë njohuritë e tyre lidhur me hapat që duhet ndërmarrë për realizimin e procedurës. 
     
Pas përfundimit të trajnimeve pjesëmarrësit e caktuar si persona kontaktues për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar kanë realizuar takime regjionale me qëllim të koordinimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si persona kontaktues në çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Shpërndaje :