Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-07-2013

Programi për praktikantë-studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

Programi për praktikantë-studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Më 23 korrik 2013 në IGJK përfunduan praktikën grupi i dhjetë i praktikantëve - studentë të Fakultetit Juridik të UP-së. Gjatë periudhës tremujore tre praktikantë ofruan mbështetje administrative  në përgatitjen e materialeve të trajnimit, përmbledhjen e dokumenteve të ndryshme për realizimin e programeve trajnuese të IGJK-së, mësuan hartimin e raporteve për trajnimet përkatëse, si dhe morën pjesë në trajnime me tema që ishin në interes për ta.
Gjithashtu me kërkesë të Drejtorit të IGJK-së praktikantët punuan një program lidhur me nevojat e tyre për punë praktike në IGJK. Ky program do ti shërbejë IGJK-së si një draft për përgatitjen e një programi të përhershëm për praktikantët që do vijojnë praktikën në të ardhmen në IGJK.
Pas përfundimit me sukses të praktikës, Drejtori i IGJK-së u shpërndau praktikantëve certifikata. 

Shpërndaje :