Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-09-2013

Tryezë diskutimesh nga moduli “Dënimet dhe matja e dënimeve”

 

Më 12 Shtator 2013, IGJK ka organizuar një tryezë diskutimesh me temë “Dënimet dhe matja e dënimeve”

Gjatë kësaj tryeze u diskutuan çështjet si; dënimet kryesore, plotësuese dhe alternative, rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit duke përfshirë shkallën e përgjegjësisë penale, motivet e kryerjes se veprave penale, sjelljet e mëparshme të kryesit të veprës penale  si dhe rrethanat tjera që ndikojnë në caktimin e lartësisë së dënimit

Në fokus të kësaj tryezës ishte dallimi në mes të dënimeve kryesore nga ato plotësuese, dënimeve plotësuese nga ato alternative dhe anasjelltas, rëndësia e shqiptimit të dënimeve si dhe zbatimi i dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptimin e dënimeve. Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit të shembujve nga praktika me qëllim të  unifikimit të politikës ndëshkimore.    Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive  themelore  nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

 

Shpërndaje :