Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-05-2021

Nën moduli – E drejta ekonomike, sesioni i parë tema- “E drejta ekonomike – shoqëritë tregtare”.

Më 07 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga ky nën modul janë trajtuar: Kompetenca gjyqësore në lëndët e natyrës ekonomike, shoqëritë tregtare, llojet dhe veprimtaria e cila ushtrohet përmes shoqërive tregtare të regjistruara, veprimtaritë dhe qëllimet e lejuara për themelimin e shoqërisë tregtare dhe keqpërdorimet ekonomike.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe shembuj të ndryshëm. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :