Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-05-2021

Nën moduli – E drejta ekonomike, sesioni i tretë tema- “Kontrata e kredisë”.

Më 12 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues po trajtohen këto tema: Kuptimi i kontratës së kredisë, forma e kontratës për kredinë, klauzolat e kontratës për kredinë, punët bankare kredituese, punët e veqanta kredituese dhe kamatëvonesa.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :