Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-05-2021

Nën moduli – E drejta ekonomike, sesioni i pestë tema- “Kontrata e ndërtimit”

Më 17 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion temat të cilat po trajtohen janë: Kontrata e ndërtimit dhe karakteristikat e saj, efektet juridike të kontratës për ndërtim, detyra e njoftimit dhe humbja e të drejtave dhe forma me shkrim e kontratës së ndërtimit-punimet shtesë të ndryshuara.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e interaktive, duke shtjelluar raste praktike. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :