Me 19 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues është zhvilluar “Simulim i seancës përgatitore” ku është trajtuar shqyrtimi i padisë dhe i kërkesë padisë.
Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi e Drejtësisë duke respektuar masat kundër Covid. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
19-05-2021