Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-12-2013

Programi për praktikantë-studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

Në vazhdimësi të bashkëpunimit me Fakultetin Juridik të UP-së, me 18 dhjetor 2013 në Institutin Gjyqësor të Kosovës përfunduan praktikën tre studentë të këtij Fakulteti. Gjatë periudhës tremujore ata patën mundësinë të mësojnë për së afërmi punën e IGJK-së, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor, të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e IGJK-së, mësuan hartimin e raporteve për trajnimet përkatëse si dhe asistuan në përgatitjen e materialeve të trajnimit

Pas përfundimit me sukses të praktikës, Drejtori i IGJK-së u shpërndau praktikantëve certifikata.

Shpërndaje :