Më 21 Maj 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së/OPDAT - Ambasadën Amerikane, është realizuar Tryezë të diskutimeve “Shtjellim i koncepteve kryesore të Udhëzuesit të KPSH mbi rolin dhe kontributin e prokurorit të shtetit në matjen e dënimit".
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: znj. Benina Kusari, Eksperte e lartë ligjore, Ambasada e SHBA, Prishtinë.
Qëllimi i këtij takimi është trajtimi i Udhëzim mbi rolin dhe kontributin e prokurorit të shtetit në matjen e dënimit dhe ndërlidhjen e tij me udhëzuesit e miratuar nga Gjykata Supreme. Trajtimi i çështjeve që përmbajnë udhëzuesit si dhe zbatimi i tyre në praktikë do të ndikonte drejtpërdrejt në sensibilizimin e prokurorëve të shtetit që ta zbatojnë në mënyrë efektive në punën e tyre e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në unifikimin e politikës ndëshkimore dhe do ta zhvillonte më tutje kompetencën profesionale të prokurorëve të shtetit. Qëllimi është të prezantohen disa udhëzime hap pas hapi për prokurorë mbi atë se cili duhet të jetë angazhimi i prokurorëve me qëllim të avansimit të politikës ndëshkimore në vend.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Prokurorët e PTH Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Prizren.
21-05-2021