Më 24 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Apelit.
Në kuadër të sesioni të parë trajnues nga ky nën modul janë trajtuar: Parimet themelore të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative dhe procedura para nxjerrjes së aktit administrativ.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
24-05-2021