Më 27 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve-në lëmine civile” me trajnues z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të kësaj teme nga nën modul “Arsyetimi i vendimeve” janë trajtuar: Interpetimi si komponentë e rëndësishme për shkrimin dhe arsyetimin ligjor, llojet e interpretimit, metodat e interpretimit, analogjia dhe arsyetimi ligjor.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike, si dhe me anë të ushtrimeve dhe shembujve po trajtohen format e shkresave nga praktika gjyqësore rreth arsyetimit të vendimeve. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
27-05-2021