Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-05-2021

Komunikimi me marrëdhëniet me publikun

Më 28 maj  2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë  realizuar trajnimin me temë “Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun” trajnimi u  realizuar ne mënyrë fizike.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim ishin: z. Astrit Kolaj, Udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun në SKPK

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit  të zgjerojnë shkathtësitë e tyre në komunikim dhe të njohin perspektiva të reja nga fusha e komunikimit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Zyrtarët përgjegjës për komunikim me media dhe publikun në Prokurori dhe asistentët Kryeprokurorëve.

Shpërndaje :