Më 01 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues po trajtohen këto nën tema: Ekzekutimi i aktit administrativ, mënyrat e ekzekutimit të vendimeve administrativë dhe akte që nuk ekzekutohen.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike duke trajtuar problemet dhe sfidat në praktikë. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
01-06-2021